+90 (534) 236 18 04

      Check-Up

      Check-up është një ekzaminim fizik i cili mund të bëhet në kushte të rregullta nga mjeku juaj për të kontrolluar shëndetin tuaj të përgjithshëm: Kjo do të thotë që nuk duhet të përjetoni ndërlikime shëndetësore për ta vizituar doktorin.

      Check-up i referohet kontrollit shëndetësor për një person pa problem shëndetësor / ankesë aktive duke marrë parasysh moshën e tij / saj, gjininë, historinë mjekësore, historinë familjare, rreziqet trashëgimore, mënyrën e të ushqyerit, mënyrën e jetesës dhe faktorët e mjedisit.

      Për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

       

      Pse Check-up?

      Ky program synon të parandalojë sëmundjet dhe të zbulojë çrregullimet në fazën e hershme tek pacientët me rrezik të lartë.

      Shumë sëmundje përparojnë në mënyrë tinëzare dhe janë asimptomatike deri në fazat e vona. Nga ana tjetër, simptomat e lehta që mund të jenë treguese të një sëmundjeje serioze injorohen në rrjedhën e përditshme të jetës. Për fat të keq, sëmundjet e identifikuara në fazat e vona zvogëlojnë suksesin e trajtimit dhe rreziku i efekteve anësore rritet pasi do të duhen trajtime më agresive. Fakti që suksesi i trajtimit është mjaft i lartë kur sëmundjet zbulohen në fazat e hershme, tregon rëndësinë e kontrollave Check-up.

      Kush duhet të bëjë check-up?

      Kushdo që dëshiron të ketë një jetë të shëndetshme duhet të bëjë check-up. Nuk ka asnjë kufizim moshe për të bërë kontroll, përfshirë edhe fëmijërinë.

      Gjithashtu, kontrollet e rregullta do të jenë një qasje shumë korrekte për të jetuar një jetë të shëndetshme dhe të gjatë për ata që janë nën rreziqe për shkak të moshës, gjinisë, historisë familjare (diabet, hipertension, kancere trashëgimore dhe sëmundje te anëtarët e familjes dhe të afërmit e ngushtë), mënyra e jetesës dhe zakonet ushqyese.

      Cilat procedura përfshihen në Check-up?

       

      Së pari, përmbajtja e kontrollave përcaktohet sipas moshës dhe gjinisë.

      Së pari bëhet një ekzaminim shëndetësor nga një mjek kryesor përcjellës dhe fillon procesi i kontrollit. Në këtë ekzaminim, historia juaj mjekësore, historia familjare, zakonet ushqyese, mënyra e jetesës dhe faktorët specifik të mjedisit hetohen. Pasi të merren informacionet përkatëse, kërkohen testet laboratorike të përmendura si më poshtë (gjak, urinë dhe jashtëqitje) dhe inçizimet radiologjike. Rezultatet e këtyre testeve shqyrtohen nga mjeku kontrollues. Në rast se identifikohet ndonjë rrezik për ndonjë sëmundje, përmbajtja e kontrollit zgjerohet dhe pacienti referohet në departamentin përkatës, nëse kërkohet. Në fazën e fundit, pacientit i ofrohen rekomandime për një jetë të shëndetshme në përputhje me rezultatet e të gjitha testeve dhe ekzaminimeve dhe përcaktohet se sa shpesh pacienti duhet të bëjë kontrolla.

      • Numërimi i plotë i gjakut
      • Shqyrtimi i përgjithshëm i shëndetit
      • Biokimia (glukoza në gjak, testet e funksionit hepatik, testet e funksionit renal)
      • Lipidet e gjakut dhe kolesteroli
      • Profili i hormoneve
      • Analiza e urinës
      • Gjak okul fekal
      • EKG
      • Testi i stresit kardiak
      • Ekografia
      • X ray të gjoksit
      • Mamografia (për gratë e moshës mbi 40 vjeç):
      • Tumor Markerat (sipas moshës dhe rreziqeve)
      • Ekzaminimi i gjirit (për të gjitha gratë e moshës 20 vjeç e lart)
      • Egzaminimi gjinekologjik (për gratë e moshës mbi 40 vjeç):
      • Egzaminimi urologjik (për burra të moshës mbi 40 vjeç)

      Kontrolli një herë në vit ju ndihmon të menaxhoni të gjitha rreziqet tuaja shëndetësore!

      Sa shpesh duhet të bëni kontrolla?

      Check-up më tepër i shërben qëllimit të parandalimit të përdorimit ilaqeve tek individët e rinj, ndërsa synon zbulimin e sëmundjeve në fazat e hershme tek të moshuarit. Frekuenca e kontrollave përcaktohet sipas moshës, gjinisë dhe faktorëve të rrezikut.

      Në përgjithësi për të gjithë, rekomandohet të bëni kontroll një herë në vit, pavarësisht nga mosha. Falë kontrolleve të rregullta, rezultatet vijuese mund të krahasohen me njëra-tjetrën, ndryshimet në statusin tuaj të përgjithshëm shëndetësor dhe faktorët e rrezikut mund të ndiqen dhe mund të merren masat e nevojshme.

      Individët të cilët janë nën rrezik për ndonjë sëmundje rekomandohet të bëjnë kontroll më shumë se një herë në vit. Individët e moshës mbi 40 vjeç rekomandohet të bëjnë kontroll dy herë në vit.

      Çfarë duhet të kemi kujdes para se të bëjmë Check-up?

      Ndjekja e rekomandimeve të përmendura më poshtë para se të paraqiteni për kontroll do të na mundësojë të përfundojmë egzaminimet pa probleme. Përndryshe, procesi mund të zgjatet.

      Mos hani dhe mos pini asgjë për minimumi 12 orë para paraqitjes në spital. Mund të pini vetëm ujë (me përjashtim të çajit, kafës, çamçakëzit dhe pirjes së duhanit).

      Nëse do të bëhet testi i stresit kardiak, duhet të sillni veshje sportive, këpucë sportive dhe peshqir.

       

      Ju duhet të shmangni pirjen e alkoolit të paktën 24 orë para takimit për kontroll.

      Gjithashtu duhet të bëni dush dhe të shmangni produktet kozmetike (parfum, krem etj.) para kontrollit.

      Mund të merrni ilaçet tuaja aktuale si zakonisht, por sillni këto ilaçe me vete ose informoni mjekun tuaj në detaje për ilaçet para kontrollit.

      Gratë shtatzëna duhet domosdoshmërisht të informojnë mjekun e kontrollit se janë shtatzënë.

      Nëse keni bërë një kontroll në të kaluarën, ju lutemi sillni me vete të gjitha rezultatet.

      Gjithmonë mbani në mend se trajtimi më i suksesshëm është parandalimi.

      Mund të na kontaktoni për një program të personalizuar Check up

      HERA HEALTHCARE delivers intuitive, customized healthcare solutions to meet your treatment needs.

      GET A QUOTE

      Fill up the form
      and we will contact you as soon as possible.

      GET A QUOTE

      Fill up the form and we will contact you as soon as possible.

      Play Video

      Онлайн Консультации

      Подготовьтесь к лечению за границей Проконсультируйтесь с врачом онлайн!
      125 евро или
      150 долларов
      • Частная консультация
      • Аудиозвонок
      • Консультация по электронной почте
      • Бесплатное сопровождение координаторов HERA

      Online Consultation

      Get Prepared Well for Treatment Abroad Take Online Doctor Consultation!
      €125 or $150
      • Private Consultation
      • Audio Call
      • Conclusion by e-mail
      • Free Follow Up with HERA Case Managers
      Play Video

      Book an Appointment

      [latepoint_book_button]